Nuk është e thënë që fermerët e Karbunarës të gjejnë qetësi nga zjarret.

Vetëm dy orë në mesditë me erë të fortë kanë mjaftuar që një zjarr i rastësishëm të djegë çka gjetur dhe dëmtuar mbi 20 hektarë ullishte, vreshta e shkurre të egra. Kurora e gjelbër me ullinj që fermerët përgatiteshin për të vjelë prodhimin janë djegur.

Era e ka çuar drejtimin e flakëve nga ka dashur ajo e pa shqetësuar pasi zjarrfikësit mungonin dhe vetëm banorët me mjete rrethanore nuk kanë mundur të shpëtojnë dot asgjë. Pasi ka djegur vreshta në grykën e Kodrës, zjarri ka përpirë me radhë plantacione të tjera me ullinj të rinj e të vjetër.

Demi llogaritet kolosal për fermerët që ketë sezon s’do të vjelin asgjë, por vetëm do të presin ullinjtë për dru nëse i lë zjarri pa djegur. Në zonë ka edhe banesa, po zjarri është larg tyre fatmirësisht, ndërsa lart në kodër banorët po ujisin tokat që të mos shkojë zjarri nëpër shtëpitë e qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: