Tragjike ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një banesë në Sutton në jug të Londrës.

Katër fëmijë raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë banesën.

Ekipet zjarrfikëse të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, pavarësisht flakëve ata hynë brenda dhe nxorën të vegjlit jashtë.

Fatkeqësisht nuk ia dolën të shpëtonin, ndërsa dyshohet se fëmijët ishin nën 5vjeç.

Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: