Një vatër zjarri është regjistruar sot në Klos, në një sipërfaqe pyjore me dushqe. Mësohet se nga zjarri janë djegur disa hektarë.

Fatmirësisht në zonën e përfshirë nga flakët nuk ka banesa aty afër që të rrezikohen nga zjarri.

Ndërkohë, nga flakët rrezikohet rrjeti elektrik i lagjeve të këtij fshati, ndërsa përhapja e zjarrit favorizohet nga era e fortë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb