Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme pyllin me pisha në Kodrat e Thumanës. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa mësohet se flakët kanë përfshirë rreth 3 hektarë me pisha.
Në vendngjarje kanë mbërritur 5 automjete zjarrfikëse dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit.
(BalkanWeb)