Një banesë është djegur në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës. Gazetarja Brikena Metaj sjell pamje në “BalkanWeb”, ku shihet e gjithë banesa e përfshirë nga flakët.

Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht brenda banesës nuk ka pasur njerëz në momentin e rënies së zjarrit, i cili ka shkrumbuar katin e dytë.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por kanë hasur vështirësi, për shkak të rrugëve të ngushta dhe terrenit të papërshtatshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb