Një banesë tre katëshe në fshatin Patin të Bashkisë Klos është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne.

Zjarri dyshohet se fillimisht ka nisur në katin e dytë ndërsa është përhapur me shpejtësi edhe në katin e tretë. Në momentin e zjarrit brenda në banesë ndodheshin 3 pjesëtarë të familjes Çela, që për fat të mirë kanë arritur të dalin jashtë shpejt dhe pa pësuar lëndime.

Banorë të zonës kanë shkuar menjëherë në ndihmë të familjes Çela, ku kanë tentuar të shuajnë flakët me mjete rrethanore. Por izolimi ka qenë i pamundur pasi zjarri ka përfshirë edhe katin e tretë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Klos, bashkë me mjetin zjarrfikës. Dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri janë të mëdha, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: