Një zjarr ka shkrumbuar një magazinë në fshatin Muriqan të Elbasanit.

Sipas policisë, nga zjarri ka mbetur i lënduar në duar pronari i magazinës, gjatë përpjekjeve për të shpëtuar bagëtitë.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në fshatin Muriqan, Elbasan, ka rënë zjarr në një magazinë që kishte bazë ushqimore për bagëti, në pronësi të shtetasit G.S.,. Si pasojë e zjarrit është djegur plotësishtë magazina si dhe në përpjeke e sipër për të shpëtuar bagëtit është lënduar lehtë në duar pronari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb