Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa hektarë ullishte në fshatin Zhejë të Kurbinit. Pas apelit të përsëritur të banorëve të zonës zjarrfikësja ka ndërhyrë pas disa orësh dhe ndihmë të tyre kanë shkuar dhe forcat e ushtrisë.

Era e fortë favorizon flakët e zjarrit të përhapen me shpejtësi dhe kjo e bën thuajse të pamundur vënien nën kontroll të tyre dhe kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Sipas banorëve janë dëgjuar dhe shpërthime municionesh të fshehura gjatë vitit ’97, teksa janë djegur qindra rrënjë ullinj e dru frutorë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: