Një vatër zjarri ka djegur plotësisht një stan bagëtish në fshatin Mashkullorë, Bashkia Gjirokastër ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shpëtuar banesat nga flakët.

Flakët u shfaqën mesditën e sotme, rreth orës 13.10 në një ambient që përdorej për mbajtjen e kafshëve shtëpiake. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje është nisur automjeti zjarrfikës me efektivët.

Me mbërritjen e tyre u konstatua se kasollja ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ekzistonte rreziku që zjarri të përhapej në banesat përreth. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë izolimi i flakëve dhe u shmang përhapja e tyre.

Zjarri nuk shkaktoi dëme në gjënë e gjallë ndërsa u regjistruan vetëm dëme materiale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb