NGA ARMIR MEHAJ

FUSHE ARREZ-
Shkrumbohet nga flakët një banesë në fshatin Mzi të Fushë Arrëzit, dhe si pasojë 10 anëtarë të familjes Sokoli kanë mbetur në qiell të hapur. Ngjarja u shënua rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm. Kryefamiljari Prendush Sokoli bën me dije për “News24” se fillimisht u dëgjua një kërcitje e telave të energjisë elektrike në banesë, çka u pasua nga flakët.

Familjarët arritën të dalin në kohë nga banesa, e cila u dogj totalisht si pasojë e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se si shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Situata është e vështirë tashmë për 10 anëtarët e familjes së varfër, të cilëve u duhet të jetojnë në qiell të hapur, me temperaturat që arrijnë në -4 gradë celsius.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: