Zlatan Ibrahimovic ka edhe një sozi të vetën. Edhe ai është futbollist, por luan në nivele amatore në Zvicër.
Fjala është për një futbollist shqiptar të Kosovës, i lindur më 23 janar 1987 në Kamenicë dhe i zhvendosur në shtetin helvet. Ai quhet Ahmet Murina dhe aktualisht luan me skuadrën e FC Töss.

E para që ka identifikuar ngjashmëritë gati “fotokopje” të këtij personi me yllin suedez të futbollit botëror, që luan te PSG-ja për momentin, ka qenë gazeta zvicerane, “Blick”. Ajo e ka pagëzuar si “Ibrahimovici shqiptar”.

Më pas, 27-vjeçari shqiptar është shndërruar në një sensacion mediatik ndërkombëtar, duke fituar famë nga ngjashmëria që ka me Ibrën.

Për shqiptarin Ahmet Morina kanë shkruar shumë media të ndryshme ndërkombëtare.

Vlerësojeni vetë nëse Ahmet Morina ka ngjashmëri me yllin suedez të PSG-së, Zlatan Ibrahimovic.

(d.d/Tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb