Nga: VJOLLCA CELA, AMVISE*

1 zog fshati
2 gota oriz
5 gota ujë
2 kokrra qepë mesatare
2 kokrra domate
1 lugë gjelle salcë domate
3 lugë gjelle gjalpë
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Në një tavë vendosim qepën të prerë në kubikë, domatet e grira bashkë me një lugë gjelle salcë, orizin, kripën dhe piperin e zi. I trazojmë mirë duke shtuar gjalpin dhe vajin e ullirit. Vendosim copat e zogut të fshatit dhe e fusim tavën në furrë për 30 minuta në temperaturën 200 gradë Celsius. Sapo mishi të ketë marrë pak ngjyrë, e nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë ujin e ngrohtë dhe e rivendosim përsëri në furrë.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: