TIRANE – I njohur si Zogu i Tiranës, gazetari i “Aldo Morning shoë” e ka mbyllur vitin 2015 me një set fotosh festive, duke pozuar së bashku me të fejuarën e tij, Anxhela. Pasi ka rrëfyer për mediat dashurinë që lindi nga një miqësi, Hermes na tregon më shumë për marrëdhënien e tyre intime dhe kombinimin e tyre si çift në shtrat. Bashkë me setin e fotove të Fjoralba Maliqit, Hermes zbulon për “Panorama” disa sekrete nga erotika e lidhjes së tij.

Ke realizuar një set fotografik me motivet e festave së bashku me të fejuarën tënde. E kishe menduar më herët apo ishte një dëshirë e momentit?
Me rastin e festave të fundvitit së bashku me të fejuarën time, Angelën, realizuam një set të ri fotografik që mban vulën e fotografes Fjoralba Maliqi dhe grimin e kuratores së imazhit Frida & Diana Gjermeni. Sigurisht, e kishim menduar më herët për të bërë këto foto, por pse jo edhe një dëshirë për të sjellë për publikun disa fotografi të reja, në një mënyrë të veçantë.

Si po shkon bashkëjetesa juaj?
Bashkëjetesa po shkon shumë mirë. Në fakt, kishim menduar që për Krishtlindjet të pinim edhe kafetë e para, në sensin që familjet tona të takoheshin me njëra¬-tjetrën, por për arsye se im atë pësoi një aksident, dhe realisht ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, e kemi shtyrë për disa muaj më vonë. Gjithsesi, jemi të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Para pak kohësh në “Aldo Morning Shoë” pranë teje ishte edhe Angela. Për shumicën e djemve është e sikletshme të prezantojnë të fejuarat në ekran. Për ty si ishte?
Para disa ditësh, Angela ishte pjesëmarrëse në emisionin e mëngjesit, ku foli për bashkëjetesën, duke dhënë disa detaje dhe ku vërtetoi se ne jemi bashkë kudo. Nuk ishte aspak e sikletshme për ta prezantuar të fejuarën time në ekran, pasi unë flas vazhdimisht për të dhe do doja që publiku të njihej me pamjen e saj.

Një pyetje paksa intime sa përputheni në intimitet pra seksualisht?
Shumë mirë përputhemi. Unë jam shumë i mirë në seks pasi më ndihmon fakti, që dikur jam marrë me balet dhe kjo më favorizon në lëvizjet e trupit në krevat (qesh).

Po Angela si është në shtrat, dhe cila pjesë e trupit të saj të tërheq më shumë?
Angela është fantastike në shtrat dhe përshtatemi shumë. Sa i përket fizikut, gjoksi i saj është super.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: