TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur sot në komunikimin me gazetarët dhe për operacionin antidrogë të zhvilluar dje në Frakull të Fierit.

Ai përmendi emra s të lidhur dhe tha se Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës, i zgjedhur i PS, është një “Zoto” apo “Mërtir” në sipërmarrjen e kokainës.

“Zona e Frakullës është pika e mjaltit e Edi Ramës në radhë të parë. Ju i keni parë fotot pasiononte të Ramës me drejtorin e OST. Aty nuk është vetëm Rama i përmendur, por edhe Gramozi, Jaupi, Spiropali.

Çervenaku është një “Zoto” apo një “Mërtir” në sipërmarrjen e kokainës, siç ishin këta për djegësat. Është një nëpunës në ndërmarrjet e qeverisë. Thoshte një qytetar si ka mundësi që ku shkon Balla ka fabrika mielli?”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb