TIRANË

Të ftuarit në emisionin “Real Story” në News 24 diskutuan për krijimin e zonës së minishengenit në Ballkanit Perëndimor, ide kjo e cila është hedhur tashmë në letër dhe është firmosur mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Për këtë çështje mes vendeve ballkanike, foli dhe analisti i njohur, Arjan Vasjari.

Ai tha se kjo që ka ndodhur sot në Novi Sad duhet cilësuar si hap pozitiv, pavarësisht se në thelb pritet që ky projekt i lëvizjes së lirë të zgjasë në implementimin e tij për shkak të problemeve që kanë sot vendet e rajonit, kryesisht Serbia dhe Kosova. Sipas Vasjarit, kjo është një ide që nuk i përket kryeministrit Edi Rama, por duket më tepër si imponim i Bashkimit Europian.

“Duke nisur nga konteksti historik  unë jam pro kësaj që ka ndodhur sot në Novi Sad. Është një moment pozitiv për rajonin, pavarësisht probleme të pazgjidhura  mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo që ndodhi sot në Novi Sad nuk duhet emetuar si një ide autentike e zotit Rama. Ajo ka qenë një ide e imponuar për shkak të situatës në BE dhe ne e dimë shumë mirë që BE ka  pak kohë që  nuk është shumë dakord me zgjerimin. Po të shikosh indeksin e hapjes së vendeve të rajonit, rritja është 200 %. Ritmi i rritje së marrëdhënieve tregtare mes vendeve të rajonit është shumë pozitive. Bilanci tregtar para 5 vitesh, ka qenë 3 miliardë euro, sot është afron 5 mld euro. Në raport me integrimi dhe shtetin e së drejtës është shumë para nesh. Ky është një shqetësim real për mua. Sot situata në lidhje me Kosovës vijon të mbetet problematike”-tha Vasjari.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: