TIRANË

Ndërsa iu përgjigj pyetjes së deputetëve në seancë për menaxhimin dhe pastrimin e bregdetiti, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se vija bregdetare është prioritet i këtij mandati.

“E kemi shume të qartë që mjedisi e turizmi shkojnë bashkë me të mirën e të keqen e tyre. Pa një mjedis të pastër s’mund të kemi turizëm cilësor. Zonat bregdetare me një gjatësi prej 420 km janë nga më produktivet sa i përket, larmisë së habitateve, zhvillimit urba, ekosistemeve, bizneseve por edhe një zonë me shumë paradokse, me konflikte për përdorimin e tokës,  kjo kërkon një përgjigje të organizuar shumë mirë.

Jemi ende në mungesë përgjigje të përkufizimit të saktë të hapsirës që përfshihet në vijën bregdetare. Ka një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore, por nuk e gjejnë ende një kornizë rregullatorë të posaçme për bregdetit. Një draft ligj është në këtë proces, me objektiva shumë të qarta: garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm të zonës , dhënien e një statusi të vecantë juridik të zonës, përcaktimi i bregut të detit si pronë e patjetërsueshme, ndalimin e ndërtimeve si edhe disiplimin e ndërtimeve. Në vijim është edhe reformimi i strukturave ekzistuese për ta zgjidhur një herë e mirë këtë mjegullnajë, që problematikat të adresohen më mirë.

Ishte padyshim një nismë e lavdërueshme krijimi për së pari i këtyre strukturave, por ndërsa 8 vite më pas vërehet domosdoshmëri e ngritjes ky ristrukturim është në rendin e ditës.

Vija bregdetare është atraksioni më i madh turistik. Ndaj do të ketë një bashkëpunim shumë të ngushtë me bashkitë, ndarje të territorit në rajone monitorimi, krijimin e njësisë suplementare për sezonin e verës dhe planifikimin e stacioneve te plazhit që në dy muajt e parë të vitit. Puna për organizimin e sezonit të ardhshëm turistik në bregdet ka filluar.” u shpreh Kumbaro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb