Zëdhënësja e PD Ina Zhupa ka replikuar me Elisa Spiropalin, menjëherë pasi kjo e fundit dha një intervistë për televizionin “Neës 24”. Spiropali në fjalën e saj tha se opozita e ka lëshuar Kuvendin për shkak se s’ka ekip, sondazhet e tregojnë poshtë dhe për shkak të reformës në drejtësi.

Zhupa ka reaguar pas deklaratës së Spiropalit, duke argumentuar pikat që përmendi ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin.

Statusi i Ina Zhupës:

Zonja 5 milion euro e doganave sapo renditi në tv, 3 arsye pse opozita ka dalë nga parlamenti sipas saj.

  1. S’ka ekip dhe program tha Elisa.

Në fakt këta ekip të mirë konsiderojnë vetëm trafikant droge, përdhunues, trafikant femrash apo abuzues me fondet publike si vetë zonja në fjalë.

  1. Sondazhet e nxjerrin keq tha Elisa.

S’po iu referohem fare sondazheve të brendshme por mjafton të shohin ato publike të cilat e nxjerrin opozitën fituese të zgjedhjeve.

  1. Opozita paska frikë nga reforma në drejtësi, vuri pikën zonja e doganave.

Opozita hoqi dorë nga mbrojtja që i bën mandati i deputetit dhe paska frikë!!! Dhe vetë Soros ua tha se kanë dështuar dhe gjithçka në fakt ishte një lojë e Ramës për të kontrolluar drejtësinë. Një drejtësi e pakapur do kishte marrë në hetim Elisën të parën, pastaj me radhe gjithë organizatën e Rilindjes.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb