PARIS

Zonja e Parë e Francës Brixhite Makron do të izolohet për shtatë ditë, pasi ka rënë në kontakt me një person që është diagnostikuar me Covid-19, tha Zyra e Makron të hënën.

“Brixhite Macron ishte në kontakt të enjten më 15 tetor me një person, i cili ka qenë testuar pozitiv për COVID-19 këtë të hënë, 19 tetor, duke treguar simptoma të sëmundjes,” tha Presidenca në një deklaratë.

“Në përputhje me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, ajo do të vetë-izolohet për shtatë ditë. Brigitte Macron nuk ka asnjë simptomë të sëmundjes në këtë fazë”, saktësohet në njoftim.

Franca është ndër shtetet europiane, ku koronavirusi ka gjetur përhapje të konsiderueshme, ndërsa autoritetet shëndetësore po bëjnë gjithçka për të ulur rastet e infeksioneve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb