Zonja e Parë e Indonezisë Iriana Jokowi rrëshqiti dhe ra teksa zbriste shkallët e avionit presidencial kur ai u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Ngurah Rai, Bali, të hënën, 14 nëntor 2022.

Incidenti, pamjet e të cili bënë xhiron e botës ka ndodhur këtë hënë rreth orës 11:35. Zonja e Parë po zbriste shkallët ndërsa shoqërohej nga Presidenti Joko Widodo.

Incidenti ndodhi kur Iriana shoqëroi Presidentin Jokowi në aeroplan pas fluturimit nga Solo për të inauguruar Xhaminë e Madhe Sheikh Zayed në Solo.

Presidenti i kapi dorën e zonjës Iriana, teksa dukej i habitur, por priti ndihmë nga pjesëtaret femra të Forcave të Sigurisë Presidenciale për ta ngritur nga vend.

Zonja e parë, kishte veshur pantallona të gjata dhe një këmishë të gjatë rozë, teksa dukej se kishte zgjedhur sandale të zeza tepër të larta, të cilat e kanë bërë të mos jetë komode.

Vetë Presidenti u shpreh më pas se “Zonja e Parë është në gjendje të mirë. Më vonë pasdite, ajo do të marrë pjesë edhe në samitin G20”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb