Në “Do Drago” Juventus pësoi një humbje të shëmtuar, ky është një fakt, por diskutimi mund të ishte ndryshe nëse gjyqtari i takimit do të kishte akorduar penalltinë në favor të Ronaldos në minutën e 94-ët. CR7 u shtri në tokë nga Zaidu por për gjyqtarin e takimit nuk ishte penallti, nuk preferoi as të shihte sistemin VAR pasi sipas tij ndeshje kishte përfunduar tashmë. Pavarësisht protestave nga ana e bardhezinjve, mbi të gjitha nga Ronaldo, gjyqtari nuk ndryshojë mendim, një situatë që sipas Pirlos meritonte një tjetër interpretim:

074132292 13a445e8 0401 4a09 8558 176ea63bbb63
074132292 13a445e8 0401 4a09 8558 176ea63bbb63

“Personalisht mendoj se ishte një penallti neto. Arbitri na dha një shpjegim personal, na tha se ndeshja kishte mbaruar dhe nuk ishte rasti për ta riparë atë episod me VAR. Kjo më duket diçka e çuditshme, edhe nëse ndeshja kishte përfunduar duhet të kishte guximin të shkonte e ta shihte në monitor”, u shpreh Pirlo duke u ndalur më pas tek shanset për të siguruar kualifikimin: “Për fat të mirë arritëm të mbajmë të hapur çështjen e kualifikimit me golin e Chiesa, tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të përqendrohemi në ndeshjen e kthimit”, shpjegoi trajneri i Juves.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb