Juve-Dybala pas 6 muajsh ulen sërish në një tavolinë, këtë herë për të negociuar mbi mundësinë e një rinovimi të mundshëm. Nuk diskutohet më për një largim apo përfshirjen e tij në ndonjë tratative, siç ishte ajo 6 muaj më parë për të rikthyer Pogban në Torino.

Tuttosport
Tuttosport

Sipas “TuttoSport”, “Zonja e Vjetër” i ka ofruar argjentinasit një kontratë të re deri në vitin 2025, aktualja skadon më 2022, por dhe në këtë rast ngërçi ka të bëj me pagën që kërkon Dybala. Fantazisti nuk lëviz nga ideja e tij, kërkon 10 milion euro kesh në sezon, shifër e cila do të negociohet. Ndryshe nga 6 muaj më parë, kur në stol ishte Allegri, tani edhe Dybala është i gatshëm të negocioj rinovimin, me Sarri gjërat kanë ndryshuar për mirë.

Cristiano Ronaldo Celebration Paulo Dybala Juve 1087984
Cristiano Ronaldo Celebration Paulo Dybala Juve 1087984

Më në fund të dy palët janë bashkuar në një pikë, Juve nuk dëshiron që pas një viti të negociojnë me një lojtarë që është në skadencë të kontratës ndërsa Dybala do të ishte më i qetë për të luftuar përkrahë C.Ronaldos për të pushtuar europën, i vetëdijshëm se është në qendër të projektit. Sipas të përditshmes torineze, kjo është një negociatë që sapo ka nisur, e rëndësishme është që të dy palët më në fund luajnë në të njëjtën fushë, të dy janë parimisht pro rinovimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: