Mattaijs De Ligt ishte një blerje e jashtëzakonshme por tifozët e “Zonjës së Vjetër” vijojnë të ëndërrojnë për një tjetër goditje të madhe. Juventus as që ka ndërmend ti vendos limite merkatos, gjithçka është e mundur, një ide e përforcuar shumë pas afrimit të C.Ronaldos. Një tjetër e dhënë shumë e rëndësishme vjen nga e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”:

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Juventus po tenton në çdo formë për të afruar Neymar në Torino. Ky nuk është thjeshtë një thashethem por një ide konkrete mbi të cilën po punon Paratici. Drejtori Sportiv i Juves kërkon të përfshij në këtë tratative dy lojtarë shumë të rëndësishëm, plus para, për të bindur PSG të lë të lirë sulmuesin brazilian. Dy emrat mbi tavolinën e Leonardos janë Dybala dhe Matuidi. Gjithnjë sipas “Mundo Deportivo”:

Neymar
Neymar

Drejtuesit e Juves janë takuar në Kinë me agjentin e Neymar, Pini Zahavi. Neymar në Torino nuk është aspak një tratative e lehtë, mbi të gjitha në aspektin ekonomik, por vera është e gjatë dhe mbi këtë temë do të dëgjojmë lajme nga më të ndryshmet. Përpara se Juve të hidhet me kohë të plotë mbi këtë çështje, duhet të sistemoj disa lojtarë të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Sarri: Mandzukic, Kean, Emre Can, Cancelo, Khedira apo Higuain.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb