Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD dhe ish- Presidenti Bujar Nishani ka komentuar vdekjen e Nexhmije Hoxhës, e veja e ish- diktatorit të Shqipërisë Enver Hoxha.

Nishani thotë se për vdekjen e saj pati 3 lloje reagimesh, ai i nostalgjikëve të diktaturës, ai se Nexhmije Hoxha u largua pa u penduar për krimet gjatë komunizmit dhe e treta me të cilin pajtohet Bujar Nishani që e veja e ish- diktatorit iku pa dhënë llogari para ligji për krimet e rënda.

Bujar Nishani shprehet se ky ishte një dështim për shoqërinë shqiptare që Nexhmije Hoxha nuk dha llogari për krimet e dhëna por që duhet të jetë edhe një mësim i hidhur pasi kur krimi nuk ndëshkohet, shkatërrimi dhe degradimi rilind përsëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb