Deputeti Agron Gjekmarkaj nuk i ka kursyer as në mbledhjen e Komisionit të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik ironitë ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë një replike me ministren e Kulturës, Elva Margariti, ironizoi kryeministrin Rama dhe xhaketat e gjata të veshura prej tij.

Gjatë fjalës sëëministers, Gjekmarkaj ndërhyri dhe e pyeti me ironi nëse mund të verifikonte nëse xhaketat e gjata që vesh Rama, janë ato të përdorura në Teatrin Kombëtar.

Pjesë nga debati:

Elva Margariti: Për sa i përket teatrit, rekuizitat për fat të mirë, janë tërhequr një pjesë e tyre në kohë. Unë dua t’ju kujtoj se në korrik të 2019-ës ne vajtëm pranë teatrit për të tërhequr një pjesë të tjetër të rekuizitave, sepse atje ishte një hapësirë e zaptuar. Le të flasim drejt për çfarë po ndodhte në ato momente, aty kishte disa persona të cilët e kishin uzurpuar atë hapësirë publike. Për sa kohë Art Turbina kryente aktivitetin e saj, duke pasur nevojën dhe të materialeve që i posedonte por nuk i aksesonte dot pasi ishin në hapësirën e zaptuar, afrohet në hapësirën e zaptuar dhe kërkon të marrë rekuizitat, aty ndodhi protesta e radhës duke sjellë në media lajmin se po përpiqeshim të futeshim me dhunë në godinë.

Pa zhurmë, në momente të tjera, një pjesë e madhe e rekuizitave janë marrë përgjatë një viti sepse ka qenë në vëmendjen tonë. Patjetër që janë marrë dhe objektet e mëdha në ditët përpara se të bëhej evakuimi i njerëzve. Rekuizitat janë të sigurta dhe janë pjesë e Teatrit Kombëtar.

Agron Gjekmarkaj: Faleminderit zonja ministre, unë nuk dua të replikoj me ju, por historia e Teatrit Kombëtar është një histori e shëmtuar se si vullneti i individit triumfon mbi ligjet e vendit, mbi kujtesën historike dhe mbi dëshirat e shoqërisë. Meqënëse jeni këtu desha t’ju pyes se kam një merak. E shoh që kryeministri vesh xhaketa të gjata, a mund të ma verifikoni nëse i ka nga teatri Kombëtar. Zonja ministre ju permendet eposin e kreshnikve me intriguat shume! Sa mire, shyqyr që na e shkruan te paret, mendo sa i pafund do te ishte nese na e shkruante kolegia juaj e dashur Zonja Spiropali ! Gjithsesi mos e konsideroni te mbyllur se ende ka vend per nje kryekreshnik dhe bemat e tij !
Ju falanderoj per prezencen por jo per menyren se si mbrojtett nje buxhet pa ju munguar retorika qe nuk eshte buxhet bazuar mbi propaganden , i vogel e ne hall per nje kulture plot halle! Gjithsesi ky buxhet qe nuk eshte buxhet nuk reflekton nevojat e kultures si produkt identitar i ketij kombi , si nevoje shpirterore dhe projeKtim turistik !Zonja ministre dhe nje gje , Vili Brand kerkoj falje per krimet e nazizmit ndaj hebrejve ! Une si deputet i opozites mundohem te kerkoj falje per ato qe i kerkoj si gabime te qeverisjes se djathte ne kete vend ! E nuk ndihem aspak keq! Ju a mund te kerkoni falje pee triumfin e sallamit ne Butritin dhe betonizimin e tij dhe Velieren me shemtine e saj urbane! Meqenese eshte rasti doja te di keni patur nje sllogan prej vitesh “edukim nepermjet leximit” sa e keni edukuar kete milet kete shoqero , e keni matur sa u lexua sa dhe si u edukua?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb