BRITANI- Breshka e Quajtur Zonja T nga Welsi i Anglisë tani ecën dy herë më shpejtë sesa kur kishte këmbët e veta. Pasi që minjtë ia kishin ngrënë dy këmbët e para kësaj breshke 90 vjeçare, pronari Jude Ryder ndërmori diçka shumë unike.

U deshën 1000 funte që kjo breshkë e vjetër të bëhej me rrota të një avioni të vjetër. Këtë projekt e vuri në jetë djali i Jude Ryderit, Dale i cili është inxhinier mekanik. Dale e kishte marrë këtë breshkë si dhuratë kur ai ishte 8 vjeç ndërsa zonja T në atë kohë kishte plot 60 vite.

Breshka “Zonja T është ende mjaft e ri për një breshkë. Ajo mund të vazhdojë të jetojë edhe për 50 vite të tjera, krejt çka asaj i nevojitet është ndërrimi i gomave herë pas here” u shpreh Djali i Jude Ryderit, Dale. Sulmet e minjve ndaj breshkave nuk janë të rralla. Breshka e vjetër Britanike, Thomas 130 vjeçare, vdiq nga një pickim i minjve në vitin 2013.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: