KUMANOVË- Kryeopozitari i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi sot nga Kumanova se asnjë nga liderët e partive shqiptare nuk ka shkuar në lagjen e “Trimave”, aty ku u përqendrua i gjithë incidenti dhe përleshjet me armë.

Zoran Zaev, ishte i shoqëruar nga bashkëpartiak të tij dhe kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski

Deri tani në këtë lagje nuk ka qëndruar asnjëri nga liderët e partive shqiptare, Ali Ahmeti i BDI-së, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe liderët e partive tjera. Banorët e kësaj lagje kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me këtë çështje, ndërsa një pjesë e tyre kanë theksuar se ata janë të padëshirueshëm për kumanovarët.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, vizitoi sot qytetarët e Kumanovës, për të parë nga afër situatën e shkaktuar nga sulmet e dy ditëve më parë, në të cilën humbën jetën të paktën 22 persona. Sipas mediave maqedonase, Zaev zhvilloi një takim në tregun e gjelbërt në Kumanovë, konkretisht në lagjen e “Trimave”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: