SHKUP-Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga bashkëpartiakë të tij, ka vizituar vendet e përmbytura në rajonin e Shkupit.

Gjatë vizitës, Zaevi ka bashkëbiseduar me banorët dhe vëzhguar nga afër gjendjen e krijuar pas vërshimeve të cilat morën jetën e 21 personave dhe shkaktuan dëme të mëdhaja. Në videon e shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Zaev shihet duke u angazhuar edhe personalisht për të ndihmuar në pastrimin, njofton Telegrafi Maqedoni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: