Hoze Mourinjo nuk është aspak i kënaqur me kushtet e fushës ku do të zhvilloi ndeshjen e sotme kundër Zorya. Pak orë më parë ai ka ngritur shqetësimin se është e pamundur të luash në një fushë ku e gjithë sipërfaqja e blertë është e mbuluar me akull.

Mirmbajtesit e fushes kan punuar vazhdimisht orët e fundit qe siperfaqja e fushës të jetë gati për ndeshjen e sotme edhe pse temperatura ne Odessa shenon -9°C, raporton “The Sun”.

Fusha ishte e mbuluar gjatë natës dhe fajtor për këtë Mourinjo bën Uefan që e caktoi ndeshjen per muajin dhjetor.

“Fusha është e keqe, është shumë ftohtë, Mendoj se UEFA i di kushtet e fushës dhe të gjithë e dinë se kushtet në Ukrainë dhe Evropën Lindore në mes të dhjetorit janë më të vështira.

Pra, nëse UEFA ishte e shqetësuar për këtë, ata duhet të ndryshonin kohen e ndeshjes. Ata janë duke u përpjekur, kanë vendosur disa ngrohes siper saj, por njerëzit nuk mund të bëjnë mrekulli, kështu që le të shpresojmë se çdo gjë te shkoje mirë.”, perfundon deklaratën e tij i shqetesuar the Special One.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: