Në rrënojat e aeroplanit të Ukrainës që u rrëzua dje në Iran është gjetur një letër e një studenti që luste Zotin ta ndihmojë të kalonte provimin.

Në këtë aksident humbën jetën 176 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit. Letra e shkruar me ngjyrë të kaltër është gjetur në rrënojat e avionit dhe besohet se e ka shkruar një student iranian.

Letra E Studentit
Letra E Studentit

Sipas raportimeve, shumë studentë iranianë po ktheheshin pas pushimit dimëror dhe po udhëtonin me aeroplanin e kompanisë ukrainase, kjo për faktin se i ka çmimet më të lira.

Avioni u rrëzua 12 minuta pasi ishte ngritur në ajër, ndërsa hetimet kanë treguar se kishte shpërthyer një zjarr dhe duke tentuar të rikthehen në aeroport nuk ia kishin arritur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: