DURRES- Alket Hatija ka dalë sot para togave të zeze ku do të shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tij në Itali, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Në seancën e 15, prokurori Kujtim Basha theksoi se organi i akuzës i qëndron kërkesës për ekstradimin e Hatias në Itali.

Ndërkohën avokati mbrojtës tha se gjykata e Milanos dhe e ajo e Krimeve të Renda ia kanë dhënë dënimin dhe e klienti i tij e ka shlyer për akuzen e trafikimit të lendeve narkotike. Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Renda e ka dënuar Hatian me 16 vjet, ndërsa ai ka kryer 10 vjet e 8 muaj me pranimin e gjykimeve të shkurtuar.

“Klienti e ka kryer dënimin pasi janë njehsuar vendimi i gjykatës së Milanos me vendimin e Gjykatës së Krimeve te Rënda. Nuk mund të dënohet 2 herë për të njëjtën vepër. Dënimin e ka kryer dhe e ka vuajtur dënimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Kërkoj refuzimin e kërkesës për refuzim”, tha avokati.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj tha se Gjykata do të marrë vendimin lidhur me ekstradimin e Hatijes më 5 mars, ora 10:15.

Alket Hatija, cilësohet nga mediat italiane si “Zot” i drogës, ndërsa më herët teksa foli një intervistë për”News24″ pranoi rolin e tij në grupin italo-shqiptar të trafikut të heroinës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: