Komedia më e mirë e dhjetë viteve të fundit “Zoti i masakrës”, do të ngjitet në skenë e Teatrit Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli”. Një vepër e shkëlqyer e Yasmin Reza mbi temën e saj të parapëlqyer: hipokrizinë borgjeze.

Nominuar për gjashtë çmime “Tony” prej të cilave morri tre. Në këtë komedi do të interpretojnë aktorët Erand Sojli, Alert Celoaliaj, Ermira Gjata, Ermira Cerkoz, regjia Kico Londo.

Një vepër e cila përmban konfliktin që në fillim. Dy çifte, në dukje të qytetëruar takohen për të rregulluar pasojat e një episodi të dhunshëm i cili plasi ndërmjet dy fëmijëve të tyre. Djali i Alain dhe Anet i theu dy dhëmbë djalit të Mishel dhe Veronik. Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje dhe për ta ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike. Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension. Me ndihmën e alkoolit, ky tension rritet duke kapërcyer egërsisht mbi binarët e Eduart Albi.

Premiera do vijë për publikun të shtunën dhe të dielën date 11-12 Mars, ora 20.00.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb