Papa Françesku sot nga Vatikani ka dënuar ashpër ata që përfitojnë ekonomikisht dhe shohin avantazhe monetare nga pandemia e COVID-19.

Në Itali por dhe në gjithë botën grupe kriminale apo organizata mafioze janë vendosur në lëvizje për pajisjet mjekësore dhe ilaçe dhe Papa këtë e ka quajtur një veprim mafioz.

Sipas Papës, të gjithë kanë Judën e vogël brenda vetes po ata që kryejnë këto veprime thotë se ”Zoti i prektë në zemër dhe i ktheftë nga rruga”.

Duke ju referuar Biblës Papa bëri krahasimin mes Jezusit dhe Judas duke thënë se të gjithë ne jemi të vetëdijshëm të ndajmë të mirën nga e keqja, ndihmën nga interesi personal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb