Magjistar në fushë, një rebel jashtë saj. Diego Armando Maradona jetoi në limit, në futboll duke magjepsur botën me gola dhe triblime, ndërsa larg stadiumeve dhe syve të tifozëve shdërrohej në një tjetër njëri. Droga dhe veset e tjera kushtëzuan karrierën e tij, por nuk ia mohuan vendin në “Olimpin” e futbollit ku bashkë me Pele ndajnë fronin e “Mbretit”. Gara mes dy më të mëdhenjve do të jetë e përjetshme, ashtu si vlerësimi për “Pibe’Or” që sot feston 60-vjetorin e lindjes.

Ew6jazowoamo6a2
Ew6jazowoamo6a2

Që nga debutimi i 20 tetorit 1976 ende pa mbushur 16 vjeç, deri sa vari këpucët në gozhtë, Diego Armando Maradona i lejoi vetes gjithçka në fushë dhe jashtë saj, ndërsa gjithçka mund të përmblidhet në titullin e të përditëshmes “La Repubblica”: “Zoti jo perfekt I futbollit, i përjetshëm vetëm në fushë”.

Https Cdn.cnn.com Cnnnext Dam Assets 140617144051 Maradona Hand Of God Story Top
Https Cdn.cnn.com Cnnnext Dam Assets 140617144051 Maradona Hand Of God Story Top

Dhe janë pikërisht ato që bëei në fushë, që I lejojnë Maradonës të ketë edhe në ditëlindjen e 60-të të gjithë vlerësimin dhe dashurinë e botës së futbollit, përfshirë edhe atë të rivalëve të tij të mëdhenj të kohës.

The Golden Boy Diego Maradona Turns 60 1280x720
The Golden Boy Diego Maradona Turns 60 1280×720

Kjo konfirmohet nga fjalët dhe koha e shpenzuar e ish-futbollistëve si Van Basten, Baresi, Ronaldo apo Valderama për të uruar atë që ata e cilësojnë si më të madhin e futbollit, por që do të ishte akoma më i madh nëse do të sillej si një sportist i vërtetë edhe jashtë fushës…
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb