Gjatë ketyre viteve të negociatave të Brukselit, përfaqësuesit e Kosovës nuk kanë bërë asgjë në avansimin e statusit të shqiptarëve të Serbisë !- ketë tha pak a shumë në fjalën e vet në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti.

Ky nënvizim, ky theks meriton çso lëvdatë!

Kjo është e vërteta e trishtë, ndersa bashkëvendasit e mi, si zogjtë e shqipes janë shpërndarë në krejt botën. As ata që kanë mbetur ne trojet e tyre nuk kanë fat më të mirë.

Ky theks për deshtimin e Kosovës perballë Serbisë në Bruksel, në lidhje me përkeqësimin e të drejtave tona themelore, nderon Kryeministrin Kurti, por rrit dhe më shumë përgjegjësinë dhe shpresën tonë tek ai! Disa të meta të dialogut të meparshëm, nuk riparohen dot, por vendosja në axhenden e bisedimeve, që prej 15 qershorit 2021 në kuadër të temës se të zhvendosurve nga Lufta e 1999, është urgjencë, është reciprocitet, është detyrim kombetar për Kosovën ! Eshtë dhe për Shqipërinë që do të jete shumë shpejt, anetare e Keshillit të Sigurimit!

Kosova ka deshtuar qoftë në nderkombëtarizimin e problemeve tona në rrafsh dypalësh, qoftë në trajtimin tonë njerëzor në territorin e saj, qoftë dhe ne planin rajonal! Deshtim i reciprocitetit në te dy planet! Dhe me këtë rast dua të qartësoj më shumë per kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij konceptin e reciprocitetit në terma realë pasi deri më sot kam folur shumë për gjendjen e shqiptareve te perndjekur nga RS prej viti 99 e deri ne ditet e sotme dhe trajtimin e tyre përgjatë dy dekadave nga RSK.

Ndersa sot dua te qartesoj pabarazinë dhe mungesën e reciprocitetit edhe per shqiptaret te cilet vazhdojne te Jetojne akoma ne vendbanimet e tyre. Eshte perkeqardhje se si neglizhenca e RKS beri qe sidomos shqiptareve te Medvegjes t’u veshtiresohet jeta edhe atje ne vendlindjet e tyre.

Imagjinoni sikur ne veri te Kosoves te mos kishte edhe nje pike te vetme doganore per qarkullimin e mallrave! Përfytyroni sikur komuniteti serb ne veri te ishte i detyruar qe mallrat e tyre fillimisht te udhetojne drejt Prishtinës para se te udhetonin per Beograd!

Pika e vetme kufitare, ne funksion, qe kishte RKS me RS ne drejtim te Medvegjes eshte Mutivoda, e kategorizuar si pike e rendit te dyte “B”. Per dy dekada me radhe, levizja e njerezve behet ne menyre selektive, nganjehere edhe e kane mbyllur fare,si ishte rasti i dites se votimit në 13 shtator 2015, ndersa per qarkullim mallrash nuk eshte lejuar asnjehere! Medvegja eshte vetem 50 km larg nga Prishtina nderkohe qe edhe fizikisht kufizohen me njeratjetren.

Shqiptaret ne Medvegje jo vetem se u lanë ne mëshirën e fatit, por atyre nuk ua lejuan dhe as sot nuk po ua lejojnë as minimumin per te mbijetuar : po u mohohet e drejta e levizjes se njerezve dhe mallrave! Pra keto janë kushtet e shqiptareve ne Medvegje, te cilet, me mallerat e tyre per te hyre ne Kosove, fillimisht duhet te shkojne ne Leskoc dhe nga aty te zgjedhin Nish -in dhe te vazhdojne per Merdare sepse qellimi eshte qe ata te dekurajohen sa me shume dhe me shpejt te jete e mundur, per te braktisur vndlindjet e tyre!

Komuna e Medvegjës e cila perben gjysmen e territorit te asaj qe dikush deshiron ta kontrabandojë si “Luginë”, është bankoprova e planeve të vjetra serbe për zhdukjen tonë! Nderkohe qe duke hequr dorë nga luftërat tona ndërshqiptare, do duhet keto tre Komuna te identifikohen si Rajoni i Komunave shqiptare ne Serbi! Te flasim me një gjuhë, gjuhën kombëtare dhe të heqim dorë nga sherret tona feudale që na turpërojnë mes vedi dhe para të huajve!

Zoteri Kurti nenvizoi se tani qe po merr pjese në tryezat rajonale, po vuan dhe pasojat e gabimeve të mëparshme!
Për çfarë levizje të lirë në Hapësirën rajonale flitet në kuadër të Procesit të Berlinit kur ne vuajmë një izolim si ky ku kontribuon negativisht dhe Kosova? E lus kryeministrin Kurti te flasë dhe në tryezat rajonale per fatin tonë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb