Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i ftuar në emisionin “Rudina” ka rrëfyer se i ka  shpëtuar për pak rrëzimit të një avioni, duke e cilësuar edhe një mesazh nga zoti.

Panuçi, tha se nëna e tij mendonte se ai kishte humbur jetën, por fatmirësisht ai kishte marrë një tjetër avion.

“Ka qenë në 96, në lojërat olimpike të Atlantës. Kishim gati biletën për tu kthyer në Romë nga Nju Jork. Unë u vrava, dhe nisem nga Alabama për të shkuar në Nju Jork, ku atje një person duhej të më ndryshonte biletën. Po ky person, para se të nisesha, them a e di kush jam unë. Unë bëj rrugë Birmingam-Sinsinati, Sinsinati-Nju Jork. Dal, dhe shpresoj të shoh një person që vjen drejt meje.

Ishte rreth orës 4 pasdite, dhe nuk vjen askush. Duke qenë se kisha valixhe, aty nuk erdhi askush. As valixhet nuk dolën. Pas 30 minutash, valixhet nuk vijnë, dhe personi që duhet të më ndryshonte biletën nuk vjen. Shkoj tek asistentja e udhëtimit, dhe i them që kam këtë biletë për në Itali. Duhet të shkoja nga Parisi në Romë. Bëj dhe një xhiro, dhe valixhet nuk dolën.

I thashë që të më prenotonte këtë udhëtim. Para se të ikja, kisha edhe 1 orë e gjysmë, dhe thashë të denoncoj valixhet që nuk më kishin ardhur. Më ndihmuan, dhe pas saj kaloi një person. Mendova se ndoshta më ka njohur. Ai më tha që kemi një vend për Milano, por duhet të njoftoni avionin tjetër, që unë do spostohem për në Milano. Unë, pas 30 minutash drejt Milanos, u ngrita sepse kisha një frikë. Në të njëjtin moment që unë u tremba, ndodhi edhe shpërthimi te avioni tjetër ku unë nuk hipa.

Dhe radio tha që unë isha në avion, dhe mamaja ime e dëgjoi këtë lajm. Ajo sapo më dëgjoi zërin, filloi të ulëriste, dhe më tha që emri im ishte në listë. Mendoj se Zoti më dha një mesazh, e nuk ishte momenti im”, rrëfeu ai.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb