Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti socialist Ulsi Manja ka ironizuar me Ilir Metën për paralajmërimin e tubimit më 2 mars dhe thyerjen e grushtit të shtetit.

Manja i bën apel ”Presidentin dhe Metës” që të qetësohen, të ulin gjakrat dhe të bashkëpunojnë.

Në fakt ky është një mesazh vetëm për Metën por Manja bën diferencën mes Metës së qetë dhe Metës që kërcënon.

STATUSI I ULSI MANJËS
Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës! Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë. Duhet qetësi!

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb