KOSOVË- Përfaqësues të partive politike që garojnë më 11 qershor, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për kod të mirësjelljes për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

Në deklaratë, subjekte politike zotohen edhe se do të njohin rezultatet e zgjedhjeve dhe do të kontribuojnë në zbatimin e tyre.

deklarata e partive ne kosove

Deklarata e përbashkët është nënshkruar me iniciativë të anëtarit të shoqërisë civile, Naim Rashiti, në prani të shefes së KQZ-së, Valdete Daka, shkruan Gazeta Express.

Partite ne Kosove deklarate

“Subjektet politike dhe koalicionet kryesore, sot me 1 qershor, miratuan deklaratën për Kodin e Mirësjelljes për zgjedhjet e 11 qershorit”, ka njoftuar drejtuesi i një OJQ-je në Kosovë.
“Me këtë deklaratë, subjektet miratuan parimet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe njohjen e rezultateve”, shkruan Rashiti.

Zgjedhjet e 11 qershorit mbahen pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, si rrjedhojë e shkarkimit të Qeverisë së Isa Mustafës, me votë në Kuvend, nga një mocion i iniciuar nga opozita VV-AAK-NISMA, e i përkrahur edhe nga PDK-ja.

Pas shpalljes së zgjedhjeve, PDK-ja ka arritur koalicion parazgjedhor me AAK-NISMA, duke kandiduar Ramush Haradinajn për Kryeministër. LDK ka bashkuar forcat me AKR-në, me Avdullah Hotin mandatar për shef të ekzekutivit, ndërsa VV-ja garon e vetme me Albin Kurtin të nominuar për Kryeministër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb