Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi i prerë se vila në bregdet i përket bashkëjetueses së tij Erjola, duke mohuar akuzat se i ishte dhuruar nga biznesmeni Klodian Zoto.

“Jo…ç’më duhet mua mua… . Nëse ti mendon se ka vila pa para, se di domethënë. Pyete atë mikun tënd, që nëse e ka marrë vilën ndonjëherë, nëse është bërë pronar. Ai nuk është bërë. Vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime Erjola, se ja ngritët emrin, kunata e saj, Konomët, janë pronarë të vilës, të tokës. Është bërë nga Erjola me kontratë dhe s’ka lidhje me Zoton.

Se kam blerë unë vilën, e ka blerë Erjola. E ka blerë në 22-shin dhe deklarimi bëhet në mars të këtij viti. Si nxitoni dhe hidhni baltë. Ku përputhet emri i Erjolës me këtë? Nuk është e vërtetë ajo e hoteleve. (Tregon dokumentin). Kjo është kontrata që ka bërë Erjola me kompaninë. Interpretimi popullist penal. “Shiko se qenka aty, po duhet të jetë….”. Ligji funksionon me kontrata.”, pohoi ai për Opinion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: