Zyrtarët e kompanisë Meta kanë mohuar zërat se miliarderi i rrjeteve sociale Mark Zuckerberg po planifikon të largohet nga posti i CEO i kompanisë që ai ka krijuar.

Raportohet se burimet e brendshme thanë për faqen ‘The Leak’ se 38-vjeçari ka vendosur të largohet nga posti i kreut të Metës, kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ndërsa shtuan se vendimi ‘nuk do të ndikojë’ në Metaverse, projektin shumë miliardë dollarësh të realitetit virtual të Zuckerberg që i ka humbur kompanisë së paku 30 miliardë dollarë.

Megjithatë Andy Stone, një zyrtar i komunikimit për kompaninë, shkroi në Twitter të martën: Kjo është e rreme.

Raportohet se aludimet mbi largimin e tij erdhën pasi Facebook pushon nga puna një pjesë të madhe të punonjësve ndërsa fitimet e kompanisë bien, ndërsa investitorët dhe analistët kanë fajësuar për rënien e kompanisë Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë që e zhvendosin fokusin e tyre tek Metaverse, i cili  ende nuk ka fituar interes të mjaftueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb