Mark Zuckerberg siguroi edhe një herë se “Facebook” nuk shiste të dhënat personale të përdoruesve të tij, ai e demonstroi në formën e një leksioni për t’iu përgjigjur kritikave më të fundit në adresë të rrjetit social.

“Këto kohët e fundit, shumë pikëpyetje janë ngritur rreth modelit tonë ekonomik, nisur nga kjo dëshiroj t’ju sqaroj mënyrën e funksionimit tonë”, shkruante drejtuesi i ri në një faqe gazete publikuar të enjten në mbrëmje nga “Wall Street Journal”, “Le Monde” dhe media të tjera europiane, ndërsa Facebook do të festojë 15 vjetorin e krijimit më 4 shkurt, shkruan atsh.

Duke sqaruar se reklama, themeli i këtij modeli, mundëson për të financuar shërbimin dhe për këtë arsye ta ofrojmë atë falas, bashkë-themeluesi i rrjetit social justifikon mbledhjen e të dhënave personale në këtë mënyrë. Përdoruesit e internetit na thonë se çfarë lloj reklamash duan të shohin, këto të fundit dp të jenë të përshtatshme për ato.
“Për këtë gjë, ne duhet të kuptojnë pikat e tyre të interesit”, përfundon ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb