TIRANË- Drejtori për Hetimin e Krimit të Organizuar, Idajet Faskaj ka folur sot emisionin “Studio e Hapur” në News24 për ngjarjen e Elbasanit.

Ndërsa debati është nxehur në studio pas deklaratave se krimi ka mbështetje nga politika, Faskaj rrëfeu se një prej drejtuesve të policisë në Elbasan ishte përplasur më parë me bandën e Suel Çelës, por më pas u largua nga ky qytet. Suel Çela është përmendur nga Basha menjëherë pas ngjarjes në Elbasan ku u godit makina e nëndrejtorit aktual.

Bëhet fjalë për ish zv.drejtorin e policisë së Elbasanit, Shkëlqim Pepkolaj, që u transferua nga Elbasani për në Shkodër disa muaj më parë.

Përballë një pohimi të tillë, gazetari Artan Hoxha ka shpërthyer në akuza. “Nuk duhej të largohej Shkëlqim Pepkolaj nga Elbasani. Ai duhet të qëndronte aty. Nga Elbasani duhej të largohej banda” është shprehur gazetari Artan Hoxha.

Shkëlqim Pepkolaj u largua nga Elbasani gjatë kohës që Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm, në fund të mandatit të qeverisë “Rama 1”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb