BERLIN – “Gjermania mbështet ndërtimin e autostradës Adriatiko-Joniane ose ndryshe, Korridorin Blu, – është shprehur sot Zv.Kancelari gjerman Sigmar Gabriel në një takim me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj në Berlin. – “E mbështesim jo vetëm si një projekt i rëndësishëm lidhës për rajonin, por edhe si një urë lidhëse për Ballkanin Perëndimor dhe Europën Qëndrore,” – ka theksuar ai, pasi ky është një moment i rëndësishëm për rajonin dhe një mundësi të cilën të gjitha vendet duhet ta shfrytëzojnë, duke prezantuar projekte me impakt rajonal. Në këtë këndvështrim, Gjermania do të ndihmojë për të siguruar mbështetje financiare për projektet e ndërlidhjes.

Takimi Gabriel-Ahmetaj është fokusuar më pas tek zhvillimi ekonomik, reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, avancimi i procesit të Berlinit dhe përgatitja e projekteve rajonale, proces në të cilin Shqipëria është duke luajtur një rol aktiv.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb