TIRANË

I ftuar në “A show” në News24 ka qenë mbrëmjen e sotme edhe zëvendës kryeministri Erion Braçe por sapo ka nisur biseda në studio, ai ka shprehur dhe një ndjesi që e ndjek prej një muaj e gjysmë. Ndërsa Krasta ka bërë prezantimin, Braçe ka qeshur dhe ka rrëfyer se nuk është ambientuar ende me titullin e ri.

Krasta: A mund ta di pse qeshe?
Braçe: Edhe pse kam 1 muaj e gjysmë në detyrë ende nuk jam ambientuar me titullin zëvendës kryeministër. Se si më duket… Sodomos me njerëz që i njoh e më njohin kur më thërrasin me këtë titull se si më duket.

Më pas zëvendës kryeministri ka treguar se ka lënë pas shumë pasione që kur ka marrë detyrën e re pasi i duhet të lëvizë shumë nëpër gjithë vendin.

“Kam një muaj e pak ditë që jo vetëm fle pak por e kam shumë të vështirë të shoh TV, kam ndaluar një pjesë të pasioneve të mia, si letërsia. Isha duke lexuar ‘Mashtruesi’, ka ngelur tek faqw 120 sepse lëviz shumë nëpër Shqipëri. Ndërkohë kam lënë dhe të vajturit në stadium. Tek libri është një histori e një njeriu që ka sajuar gjithë të shkuarën e tij dhe mbi të ka ndërtuar të ardhmen por që në fund zbulohet”, rrëfeu Braçe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb