Kjo është situata në lumin Shkumbin ditën e sotme në zonën e Peqinit. Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se lumi ka prurje të shumta, por deri tani nuk ka përmbytje.

Reshjet e dendura të shiut në Elbasan kanë fryrë lumin e Shkumbinit duke rrezikuar që të dalë nga shtrati.

Zv.kryeministri, Erion Braçe i ka bërë apel ditën e sotme banorëve të Tërbufit, nga Çerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohen vetë e të largojnë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat, nga buza e lumit në argjinaturë.

“Shkumbini po sjell rrezik. Prurjet e lumit Shkumbin prej mëngjesit të sotëm janë rritur më me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë. Çdo banor i Tërbufit nga Çerma e Sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat, nga buza e lumit në argjinaturë. I njëjti lajmërim vlen për të gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin, Rrogozhinë. Edhe një herë, hiqni çdo gjë nga toka buzë lumit deri në argjinaturë tani”, apeloi Braçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb