“I mrekulluar nga takimi me Atin e Shenjtë Franceskun në Vatikan”. Kështu shprehet zëvendës kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, pas një takimi që ka zhvilluar me Papa Franceskun në Vatikan.

Ai tregon dhe bisedën që ka zhvilluar me Papën si dhe ftesën për të vizituar Malin e Zi.

“Unë isha i vetmi zyrtar i lartë si i ftuari i nderit në Audiencën speciale të fundvitit që ka rëndësi unike për botën e krishterë. Në fund të saj, Ati i Shenjtë zbriti shkallët dhe më përshëndeti në mënyrë të veçantë. E ftova në Mal të Zi, i thashë se ne jemi një vend i veçantë i bashkëjetesës ndëretnike, ndërfetare, ndërgjuhësore. Unë vij nga Ulqini, ku ka një komunitet katolik që po vuan pasojat e kohës që jetojmë- emigracionin, mungesën e kuadrit fetar, etj.  E ftova Atin e Shenjtë të vizitojë Malin e Zi prej nga vjen Emilio Ognjanovic. Papa tha se ‘kam dëgjuar për Malin e Zi nga vjen njeriu që më ka urdhëruar Peshkop’. Ai më dha bekimin për punët e mira që duam të bëjmë në shërbim të vendit tonë, të stabilitetit të vendit. Ati i Shenjtë u përshëndet ngrohtësisht dhe me ekipin tim, me nënkryetarin e Urës, prej Tivarit, Goran Gjurovic, qytetit të veçantë, që ka trashëgimi multifetare të rëndësishme. Në fund të takimit, erdha në misionin e Malit të Zi, në Vatikan për një takim zyrtar”, është shprehur Abazovic.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb