Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar lajmin që qarkulloi në media se zëvendëskryeministrit i qeverisë ‘Hoti’ nga Lista Serbe, Goran Rakiç kishte hequr nga zyra e tij flamurin e Kosovës. Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Thaçi tha se gjithçka ishte një keqkuptim që sot u sqarua zyrtarisht nga zyra e Kryeministrisë. Sipas Kurtit, sa i takon faktit të respektimit të simboleve të shtetit të Kosovës, është detyrë e të gjithëve që ta bëjnë këtë gjë.

“Jam pyetur rreth kësaj çështje dje. Kosova shtet ka simbolet e veta. Secili duhet të respektojë këtë. Ne jemi shtet i ri, jemi njohur rreth nga 115 vende të botës. Ne shpresojmë që të jemi pjesë e NATO-s dhe BE. Duhet të rritet përgjegjësia e njerëzve. Ne punojmë për zhvillim. Duhet të na respektojnë dhe partnerët, dhe skeptikët. Respektimi i simboleve të shtetit të Kosovës është detyra e te gjithëve për të respektuar simbolet e shtetit. Unë dje jam pyetur rreth kësaj çështje. Ka qenë çështje teknike. Sot është sqaruar dhe nga zyra e Kryeministrit. Sot kemi opinionin dhe qëndrimin zyrtar që përgënjeshtrojnë atë që u tha. Është mirë që dhe ata që kanë pasur vrejtje me herët, gradualisht respektojnë këto vendime.”, tha ai.

Teksa u ndal tek fakti nëse ai ka ndikim tek Lista Serbe, Thaçi tha se nuk e merr këtë çështje që përflitet si akuzë.

“Se marr këtë si akuzë. Komuniteti serb në Kosovë është realitet dhe duhet ta respektojmë. Kosova me të ardhme të sigurt evropiane, mund të ketë të ardhme të mirë vetëm me demokraci qytetare. Ky qytetarët respektohen. E drejta e komunitetit serb dhe jo serb garantohet me Kushtetutë dhe ligje. Kosova nuk dënohet nëse respektohet komuniteti. Komuniteti serb ka qenë pjesëmarrës në të gjitha qeveritë, jo vetëm në ato që kam drejtuar unë. Një parti që e akuzon listën Serbe si pjesë e njerëzve që nuk respektojnë shtetit, më pas vijnë e vrapojnë pas tyre. Kam qëndrim realist.”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb