Diçka e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, teksa zv/kryeministri serb Goran Rakiç ka nisur fjalën e tij në gjuhën shqipe.

Rakiç i cili as nuk përdor në zyrë simbolet e Kosovës, ka përshëndetur në shqip kryeministrin Hoti, ministrat Zemaj dhe Likaj si dhe zv/ministrat apo kryetarët e komunave.

Në fakt mbledhja bëhej pikërisht për këta të fundit, dhe Rakiç pasi i përshëndeti në shqip, vijoi në serbisht fjalimin e tij.

“Të nderuar kryeministër, ministra Zemaj dhe Likaj, të nderuar zvministra, të nderuar kryetar komunash”, tha Rakiq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb