Zv/kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe i është drejtuar me një thirrje të gjithë fermerëve këtë vit të ri për t’u pajisur me NIPT.

Zyrtarisht tashmë nga 2021 për fermerët nafta do jetë pa akcizë, taksë qarkullimi e karboni. Braçe kërkon nga fermerët të regjistrohen dhe pajisen me NIPT që të mund të përfitojnë, pasi ndryshe nuk munden.

Po ashtu Braçe thotë se nga ky ligj i ri përfitojnë edhe ata që kanë sera për pjesën e punimit të tokës.
STATUSI NGA ERION BRAÇE

#PUNEMBARE
#NEDIVJAKE
Lakra sallate, “sallata koke” sic i thone bujqit apo
“ajsberg” sic i thone mondanet e supermarketeve te shtrenjta ne Tirane,
po behet gati ne sera e ne fushe!
Eshte produkti i pare masiv i ketij viti qe do shkoj per eksport!

Nderkohe, NJE LUTJE PER CDO BUJK NE DIVJAKE E LUSHNJE, edhe me tej:
RREGJISTROHUNI, PAISUNI ME NIPT DHE MERRNI NAFTEN PA AKCIZE, TAKSE QARKULLIMI, TAKSE KARBONI!
Perfitojne edhe ata qe kane sera per pjesen e punimit te tokes!
Bejeni tani dhe ulni kostot e punes e produktit tuaj.
Idiotet qe ju thane se do ju vinim kase tek toka nuk jane me;
Mbi te gjitha, deri ne 140 milion leke xhiro ne vit, TATIMI MBI FITIMIN ESHTE BERE ZERO!

Rregjistrohuni e merrni naften!!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb