Zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi nga Komisioni i Ligjeve teksa ka folur për buxhetin e vitit 2019 pohoi se duhet të rishikohen pagesat për oficerët e burgjeve. Sipas tij një tjetër çështje me rëndësi që duhet të merret në konsideratë është dhe ajo që lidhet me mbipopullimin nëpër burgje.

“Buxheti 2019 konsolidon përparësitë e qeverisë. Ka investim serioz në pagat e magjistratëve. Oficerët e burgjeve të kenë pagesë financiare të denjë. Të adresojmë çështjen e mbipopullimit në burgje. Rritja e vitit 2019 është 17%, krahasim me vitin 2018. Në 2019, puna më e madhe për jetësimin e reformën në drejtësi”, tha Gogu.

Ndërkohë, deputeti i PS-së Bashkim Fino tha se projekt buxheti ka rritje të konsiderueshme.

“Ka mbështetje financiare për reformën në drejtësi. Policia burgjeve do të ketë rritje pagash në vitin 2019. Policia burgjeve do të ketë 7% rritje pagash”, tha Fino.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb