Zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka komentuar procesin zgjedhor të 30 qershorit në studion e News24.

Zv.ministri u ndal te zhvillimet më të fundit nga procesi i numërimit, teksa në disa bashki janë shfaqur pasaktësi me shifrat, duke e cilësuar këtë një gjë normale.

Sa i takon pjesëmarrjes, Gogu tha se mazhoranca është e kënaqur me shifrat, pasi sipas tij, ka marrë më shumë vota në zgjedhjet e kaluara.

Më tepër vota se votues…
Është një fenomen që na ka shoqëruar në të gjitha zgjedhjet, KQZ operon nga terreni, pasaktësia është gjëja më normale në një proces zgjedhor. Sfidën me këtë e kemi, me transparencën.

Pjesëmarrja e ulët, a është e kënaqur mazhoranca?
Mazhoranca tha se ne kemi filluar reflektimin. Ne kemi nisur të kuptojmë mesazhin e popullit. Unë kam parë qytetarë aktivë, që kanë ushtruar të drejtën e votimit, pra e kanë kuptuar që demokracia funksionon me lirinë.

Prisnit rezultat më të lartë?
Jam mahnitur me rezultatin, sepse kemi pasur numër më të lartë seç është votuar herën e fundit. Në Ndroq diferenca +285. Nuk kemi pasur surpriza, të themi ‘oo pjesëmarrje e ulët’. PS ka marrë minimalisht vota sa ka marrë herën e fundit.

Për çfarë po reflektohet në PS?
Rama e thotë qartë që janë bërë ca punë shumë mirë, ca punë mirë dhe ndonjë punë keq. Po provokohemi gjithandej, por nuk po përpiqemi të vëmë gishtin te të tjerët. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në disa qytete është se kanë humbur kohën dhe ne po përpiqemi ta kapim këtë kohë. Do tregojmë përgjegjshmërinë e duhur ditët në vijim me pushtetin që na u besua. Na është rritur përgjegjësia.

Kandidat për këshilltar, çfarë keni në fokus?
Në fshat duhet të kthehet vëmendja, fshati ka shumë nevojë për efiçencë. Të gjithë sipërmarrësve që duan të marrin rrezik t’iu japim nxitjen e duhur. Tirana të vijojë rrugën drejt të bërit një familje, ku askush nuk mbetet pas.

Çfarë do t’i thoni opozitës?
Përpiqem të jetoj me parimin se “më mirë merru me trarin në syrin tënd, se sa më ashklën në syrin e tjetrit”. Ulu dhe mëso, ulu dhe dëgjo, mos vazhdo të flasësh gjëra të pakuptimta. U betuan se nuk do të kishte zgjedhe, por dje pamë ca njerëz që vraponin drejt plazhin.

13 tetor?
Një ditë e bukur vjeshte në Tiranë, do të jenë duke u bërë shumë punë. Për efektet juridike të dekretit të dytë, një vëzhguese e imja më tha “se si m’u duk i dyti, i mungonte shqiponja”, ndërkohë që gjykata tha se i mungonte edhe përbërja juridike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: